Foto/ Ky është infermieri i mori jetën 21-vjeçares në Tirane

758
0

Foto/ Ky është infermieri që vrau 21-vjeçaren në Tirane

Mësohet se Belulaj pranë Fakultetit të Mjekësisë ndali në rrugë vajzën që dashuronte, e cila kishte refuzuar kërkesën e tij për lidhje, ndërsa dyshohet se pas një grindjeje ka nxjerrë amrën dhe ka qëlluar ndaj 21-vjeçares, Ariela Murati, e cila ndërroi jetë në spital.

Më pas, me të njëjtën armë në vendngjarje i riu qëlloi edhe veten me plumb në gojë, por duke mbetur i plagosur rëndë, ndërsa ndodhet në gjendje kritike për jetën në reanimacionin e spitalit.

Gazeta Panorama ka publikuar disa foto të 23-vjeçarit, ndërsa mësohet se kohët e fundit kishte filluar edhe punë si infermier.

//