Dashuria që nisi në gjimnaz, flet mësuesja e të rinjve: Si i njihja Arielën dhe Aldisonin

670
0

Të befasuar, shokuar e pa fjalë kanë mbetur të gjithë ata që i njihnin dy të rinjtë, Ariela Muratin që u vra nga Aldison Belulaj, i cili me pas qelloi edhe veten dhe ndodhet ne gjendje te rende ne spital.

“Panorama” ka folur me një nga mësueset e dy të rinjve, në kohen kur ata kanë qenë në gjimnaz në Zharrez.

Njëra nga mësueset e dy të rinjve, M. L., tregon se djalin e ka pasur në klasë kujdestari dhe vajzës i ka dhënë mësim.

Sipas saj, të dy kanë qenë fëmijë të mbarë dhe nuk kanë sjellë asnjëherë probleme në shkollë.

“Unë kam pasur në kujdestari djalin. Ka qenë tip i qetë, jo shumë i lëvizur. E kam njohur edhe vajzën, ajo ishte dy vite pas tij. Unë i jepja mësim lëndën e anglishtes. Vajza ishte nxënëse ekselente, një nga vajzat më të mira të shkollës”, ka thënë ish-mësuesja e dy të rinjve.