Ekspertiza/ U dogjen ne banesë, autori i goditi me lopatë dhe hodhi benzinë në shtëpi..

657
0

Një ngjarje e rëndë u shënua dje në orët e para të ditës në qytetin e Vlorës. Nënë e bir, Salke dhe Olsi Hoxhallari, përkatësisht 73-vjeç dhe 43 vjeç u gjetën pa jetë dhe banesa e tyre u dogj. Në fillim u dyshua për zjarr aksidental, por tashmë policia është e qartë se kemi të bëjmë me një vrasje makabre dhe po heton për konfliktet e mundshme të 43 vjeçarit që punonte në Greqi. Pesë persona janë marrë në pyetje mes tyre edhe bashkëshortja e të ndjerit. Po kështu është shpallur edhe një person tjetër në kërkim që dyshohet se mund të ketë dijeni për ngjarjen.

Bashkëshortja e Olsi Hoxhallarit u ka thënë hetuesve se kishte qendruar deri mbrëmjen e të shtunës në shtëpinë e vjehrrës dhe më pas ishte larguar për tek shtëpia e re bashkë me djalin e vogël. Ajo ka thënë se priste të shkonte edhe Olsi, por kur ka vënë re mungesën e tij, rreth orës 04:00 të mëngjesit të së dielës ka shkuar tek banesa e vjehrrës dhe kur ka hapur derën ka shpërthyer flaka. Ajo ka thënë se kishte marrëdhënie të mira me të shoqin.

Nga ekspertiza mjeko-ligjore ka rezultuar se Olsi Hoxhallari kishte plagë në kokë të shkaktuara nga një mjet i mprehtë që policia dyshon se mund të jetë lopatë. Ndërsa në divan ishte hedhur lëndë djegëse benzinë çka dyshohet se shkaktoi zjarrin që i mori jetën atij dhe nënës së tij në moshuar.
Trupat e pajetë u përcollën sot për në banesën e fundit, ndërsa vazhdojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes makabre që tronditi Vlorën. /Opinion.al

*Foto e viktimave