Ilir Shaqiri ka një dedikim të veçantë për bashkëshorten italiane: Nuk e di ende nëse e meritoj…

699
0

Balerini i njohur shqiptar, Ilir Shaqiri është i martuar prej disa vitesh me aktoren italiane Emanuela Morini. Sot çifti festojnë përvjetorin e martesës e në këtë ditë të veçantë, Iliri ka postuar një foto nga dasma e tyre me një dedikim shumë romantik.

“Pas kaq shumë vitesh nuk e di akoma nëse të meritoj, por di me siguri që të dua”, shkruan Iliri.

Kujtojmë që Iliri dhe Emanuela janë prindër të një vajze me emrin Emily e cila është gjithashtu pjesë e artit dhe luan në një serial për fëmijë.