“Të jap 20 mijë lekë shko voto”/ Gazetari i përgjigjet Dajana Shabanit: Ka shumë biseda, s’të bën derman as avokati

664
0

Pak ditë më parë në media dolën disa përgjime që mund të rëndojnë akuzat e Hermes Nikaj, i njohur si “Zogi i Tironës” në rrjetin që vepronte në Tiranë.

Në përgjime përveç bisedave të gjetjes së vajzave, përfshihej edhe shitblerja e votës, ku është përmendur edhe emir I gazetares së njohur Dajana Shabani.  Ajo i kërkonte “Zogut”, të votonte dhe do t’i jepte 20 mijë lekë.

Shabani reagoi ditën e djeshme në media, duke thënë se ajo nuk ka folur asnjëherë për blerje votash, dhe se Zogun e Tiranës e ka vetëm koleg. Ajo kërcënonte me padi gazetarët që kishin publikuar lajmin, duke thënë se me ta do të merrej vetëm avokati i saj.

Pas kësaj gazetari Elton Qyno, ai që ka publikuar dhe dosjen, ka reaguar ndaj moderatores, dhe i kujton asaj që ka materiale dhe më të rënda, që ende nuk janë bërë publike.

Qyno shprehet se pjesë e këtij rrjeti në Tiranë janë edhe dy gazetare të tjera, të cilat të paktën deri më tani nuk kanë reaguar.

Postimi i plotë i gazetarit:

Me kete avokatin me trembi shume kjo gazetarja. Kjo duhet te jape sqarime se kush ja kerkonte me doemos mbledhjen e votave,te cilat kjo duhet ti raportonte ne nje shtab elektoral.

Kjo betohej ne pergjim edhe per gocen e saj,se personat qe votonin verifikoheshin nese kishin votuar apo jo. Kjo e donte me cdo kusht voten e Zogut,madje dhe te grupit te gatshem qe mbante Zogu me vete.

Por Zogu ate dite te 30 qershorit nuk kishte nge te merej me grupin e gatshem,se nese do merej do kerkonte perqindjen e tij tek Dajana per cdo vote qe do hidhnin ne kuti grupi i gatshem. Kjo “gazetarja” thote se biseda ka qene batute e paster qe e kane bere live ne emisionin e tyre te mengjesit,nderkohe ne dosjen qe une kam me rezulton se biseda mes dy bandilleve eshte zhvilluar ne 30 qershor 2019 ne oren 16:46 te pasdites.

Emisioni i ketyre transmetohej pa dhjere qente ne ora news,ne pike te sabahut. Plus OraNews ate dite zgjedhjesh, ka qene gjithe diten dhe naten me trasmetim live dhe nuk ka pasur programacion per shkak te mbulimit te zgjedhjeve ne kohe reale.

Tani miq bejeni vete analizen e deklarates se kesaj.Goce,nuk ka prokurori se duhet te ishe tjeter vend tani per te dhene shpjegime. Beje vitin e ri e qete, dhe mos fol per avokate se nuk tremb njeri.Dosja ka shume biseda,qe nese publikohen ste ben derman avokati nga portalet…

Gezuar Vitin e Ri 2020.

Sa per info ne dosjen qe kam nuk je vetem ti gazetare,jane dhe dy te tjera. Ato ende nuk kane folur.