Ilir Meta gati të ndryshojë datën e zgjedhjeve, vjen përgjigja befasuese e Ramës

1527
0

Presidenti Ilir Meta ka marrë përgjigjen lidhur me atë që shprehu para disa ditësh, mbi gatishmërinë për rishikimin e dekretit për shtyrjen e datës së zgjedhjeve së 30 Qershorit.

Por Edi Rama sot deklaroi prerë ‘Jo’.

“Ka konfirmime lidhur me cfarë është bërë ka edhe konstatime dhe porosi cfarë duhet bërë dhe besoj që nuk e lexoj gabim raportin nëse them se sikur ka një sërë detyrash që mund të nxirren ka edhe një detyrë që duhet nxjerrë nga opozita, por këtë ua lë ju ta komentoni në atë që është shkruar në raport.

Presidenti i Republikës, ai në këndvështrimin tim ka shprehur një gatishmëri për t’u vendosur në dispozicion të një zgjidhje me pëlqimin e partive politike se kështu e përcakton Kushtetuta.

Por PS-ja shumica nuk ka asnjë pëlqim lidhur me asnjë diskutim për shtyrjen e datës së zgjedhjeve, të prerë dhe të qartë në 30 qershor nuk është cështja kush do të fitojë por duhet të fitojë Shqipëria institucionale që nuk mund ti nënshtrohet axhendave partiake të kujtdo qoftë.

Në raport me Presidentin kam qenë dhe mbetem i bindjes se i duhet Cezarit ajo që i takon, e vlerësoj gatishmërinë e Presidentit dhe jam i bindur që nuk e keqkupton reagimin në raport me këtë pyetje se nuk kemi datë për të negociuar dhe nuk kemi Kushtetutë për të anashkaluar.

Përsa i përket letrave, thonë nuk ka gjashtë pa shtatë dhe nuk e di por mbase do të ketë edhe një të shtatë, por në të gjashtë ftesat për t’i hapur rrugë dialogut me opozitën jam përpjekur që të bëj më të mirën, sa ia kam arritur nuk e di.

E sigurt është që në 1 Qershor PS do të fillojë fushatën në një betejë që nuk është thjesht kush do të zgjidhet por si do të jetë Shqipëria e së nesërmes” tha Rama.