“Më kërkoi ta çoja në shtëpi”, kush është shkodrani që ka takuar Bleona Matën

3080
0

Të tjera detaje mbi zhdukjen e saj.

U bënë vite që Bleona nuk është në shtëpinë e saj.

Është rikthyer sërish në emisionin “Pa Gjurmë” historia e vogëlushes Bleona Mata e humbur në vitin 2010.

Një person nga Shkodra pretendon se e ka takuar Bleona Matën në nëntor të 2018 në Ulqin dhe tregoi live atë që i ka thënë vajza.

“Ju falenderoj si staf që keni bërë një punë shumë të mirë, por do ta jap disa detaje.

Në tetor 2018 kam qenë në Ulqin në Londol dhe aty kam qenë duke pritur pronarin për punë, në trotuar është afruar një vajzë 13-14 vjeç, ka thënë ‘babi a po më njeh?

Tha jam Bleona Mata, vajza e Bukurie Matës nga Zapoti i Kukësit. Më tha a po më con te shtëpia?

Unë gjithnjë mendova mos është ndonjë nga Ulqini, por pasi u ktheva nga emigracioni mora gazetarët e Report Tv dhe u tregova.

Për këto detaje unë jam gati që të bashkëpunoj për t’i çuar gazetarët në vendin e ngjarjes, ku bisedova 2-3 minuta. Imazhi i vajzës ishte me ato sytë që janë dhënë gjithnjë, por detaji kryesor ishte shumë e dobët fizikisht. Ishte vetëm në Ulqin, ishte afër një shkolle, përballë një marketi në qendër të Ulqinit.”, tregoi dëshmitari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.