“Ika sepse nuk kisha siguri per vete e familjen”Gazetari liston arsyet pse u largua nga Shqiperia drejt Amerikes: Mos me thoni qe nuk jane te verteta..

Flamur Vezaj eshte nje jurist dhe gazetar qe eshte larguar nga Shqiperia drej Amerikes dhe tashme na prek me shkrimin e tij, ku radhit me radhe 51 arsyet pse u largua

###

Ika sepse nuk kisha siguri per vete e familjen!

Ika sepse nuk kisha siguri ne pune!

Ika sepse nuk paguhesha sa duhet!

Ika sepse nuk merrja rrogen ne kohe!

Ika se une duhet te isha 24 ore ne gatishmeri e pronarin nuk guxoje ta pyesje pse vononte rrogen!

Ika sepse larg qofte nje semundje ne familje duhet te merrje kredi ne banke per shpenzimet!

Ika sepse shteti nuk te ofronte siguri e ndodhte qe shtetaret te “shisnin” te kriminelet”!

Ika sepse kercenimet i zgjidhja privatisht dhe i lodha familjen e miqte!

Ika sepse te shpallurit ne kerkim i gjejne me shpesh vrasesit e jo policia!

Ika sepse edhe po te ndodhte dicka ne krye te detyres, pas tre ditesh asnje nuk kujtohet per ty!

Ika sepse nuk doja te behesha “mercenar” i partive dhe krimineleve!

Ika sepse drejtesine duhet ta paguhash qe ta gezoje!

Ika se po te kritikoje qeverine (ministrin perkatese) ta heqin nusen nga puna!

Ika sepse sa here nderrohej drejtori i institucionit, duhej me shku me i gjet mik qe mos te heqin nusen nga puna!

Ika sepse ne administrate promovohen militantet dhe jo specialistet!

Ika sepse krimineli eshte me i respektuar para ligjit se qytetari i thjeshte!

Ika sepse femijet e hajduteve te prones publike fshijne djersen me 500 eurosha!

Ika sepse arsimi eshte shkaterruar, eshte bere mesues edhe nje me diplome te blere e drejtor ai qe eshte denuar per shitje diplomash!

Ika sepse duhej te fusje mik per te futur femijet ne kopsht!

Ika sepse qe ne kopsht duhet te bleje dyshek, jastek, jorgan e mbulesa e me pas letra higjienike e sende tjera cdo muaj!

Ika sepse duhet te paguaje nen dore qe edukatorja (me rroge qesharake) t’i nderronte femijet ne kohe qe mos te ftoheshin!

Ika sepse duhet te prisje ne radhe qe te blesh librat e femijes!

Ika sepse femija ne shkolle nuk bente pushim te gjate se s’kishte ambiente!

- Advertisement -

“Zgjimi i Lulit”/ Nuk kanë fund replikat mes Ramës dhe Bashës: Kur ishim bashkë deri në mesnatë…

Kryeministri Edi Rama ka replikuar sërish me Lulzim Bashën, pasi ky i fundit postoi një video- mesazh për të. Rama ironizon Bashën për renditjen në...

Vajza 2 vjecare del në rrugë, babai i saj hidhet poshtë makinës për ta shpëtuar

Një moment pakujdesie mund të ishte shndërruar në tragjedi në Itali. Mediat vendase bëjnë të ditur se një 42-vjeçar është përplasur nga një makinë...

Aksidenti tragjik në Fushë-Prezë, dalin fotot e tre të rinjve që humbën jetën

Katër të rinj  Enejd Laçi, 25 vjeç dhe Erildi Laçi 20 vjeç (vëllezër), Andi Laçi, 22 vjeç dhe Enrikejd Kurti, 24 vjeç humbën jetën...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.