“Goditja” finale e Lelit? Rama zbarkon në Vlorë, merr me vete dhe 3 minstret

400
0

Kryeministri Edi Rama ndodhet qe prej paradites se sotme në Vlorë, i shoqëruar nga disa ministre te kabinetit qeveritar.

Burime bëjnë me dije se Rama shoqerohet nga ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ajo e Infrasstrukturës dhe Energjitikës Belinda Balluku si dhe ministrja e Arsimit Evis Kushi.

Mësohet se Rama do të ketë një takim edhe me asamblenë socialiste të Vlorës, ku padyshim pjesë e diskutimit do jetë dhe përplasja e vazhdueshme me kryebashkiakun Dritan Leli.

Nuk dihet nëse vizita e Ramës do të vërë pikat mbi i të kësaj përplasje, që duhet thënë ditëve të fundit është intesifikuar, me kërkesat e njëpasnjëshme të këshilltarëve bashkiakë, për ti bërë një gjyq publik Lelit, ndërsa ky i fundit i është shmangur me pretendimin e pandemisë, dhe ndalimit të mbledhjeve fizike me shumë persona.