I shpërthen bateria e celularit në gojë kur e kafshon për të parë nëse është origjinale

710
0

Një bateri e vjetër celulari i shpërthen një të riu në gojë në momentin që ai e kafshoi për të parë nëse ishte origjinale. Ngjarja ka ndodhur në një dyqan elektronikesh të dores së dytë në Kinë.

 

Shitësit e telefonave të dorës së dytë njihen si mashtrues që zëvendësojnë bateritë origjinale me ato të një versioni më të lirë të prodhuar në Kinë. Prandaj në video shihet djali që këmbëngul ta vërtetojë nëse bateria është origjinale apo jo.

Në momentin që e fut në gojë bateria shpërthen në flakë të mëdhaja. Fatmirësisht ai nuk u lëndua, por është ende e paqartë pse bateria shpërtheu. Sipas raportimit, bateria ishte e vjetër por nuk u vërtetua dot nëse ishte origjinale apo imitim./ opinion.al