I preu kokën 18-vjeçares, Shaban Norja kërcënon me jetë gazetaren

616
0

Gjatë emisionit “Studio e Hapur” të Eni Vasilit ku u fol mbi vrasjen e 21-vjeçares Ariela Murati, gazetarja Lala deklaroi se është kërcënuar me jetë.

Klodiana Lala, një ndër gazetaret më të njohura në median shqiptare deklaroi se është kërcënuar me jetë nga 80-vjeçari Shaban Norja.

Norja i dënuar me burgim të përjetshëm pasi vrau 18-vjeçaren Aishe Vata në vitin 2012, e kishte kërcënuar me jetë duke i thënë se do t’a vriste njësoj si Aishen.

Deklarata e Lalës:

Pas një interviste që unë realizova me të, ai kishte thënë se po të ishte jashtë do të më kishte vrarë siç vrau Aishen.

Ndjeva frikë në fillim, por më pas duke menduar se është në burgim të përjetshëm nuk pata frikë.

Nuk pata frikë edhe sepse jam një femër e lirë, por edhe sepse kam denoncuar një fenomen shqetësues, kam nxjerrë me zë dhe me figurë një person që tregon makabritetin e tij. /albeu.com/ http://www.albeu.com/shqiperi/i-preu-koken-18-vjecares-shaban-norja-kercenon-me-jete-gazetaren/367314/