I përmendi emrin asaj dhe të Mark Frrokut, Rudina Dembacaj “i përvishet” Sali Berishës: Jam malësore unë dhe…

533
0

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar se fundmi një den oncim, në lidhje me një shfaqje teatrale të mbajtur në Pukë, në një sallë të mbushur plot dhe pa distancim fizik të pjesëmarrësve.

Berisha u shpreh sipas të dhënave të marra nga qytetari digjital se shfaqja organizohej nga Mark Frroku dhe Rudina Dembacaj, me pjesëmarrjen e fëmijëve të shkollave, si një festë e fitores së blerjes së votës.

I menjëhershëm ka qenë dhe re agimi i aktores Dembacaj e cila përmes një statusi në facebook sqaron se qytetari digjital e ka mashtruar Berishën në lidhje me rastin, pasi nuk kishte pjesëmarrje të fëmijëve.

Postimi i Rudina Dembacaj: I painformuar Z. Anonim i Z. Sali Berisha, I mash truari Z. Berisha,

Nuk kthej ku rrë përgjigje për statuse të çdo lloji që kam ndeshur, jo se nuk i lexoj, por sepse mendoj që ky vend është i mbushur me shumë mllef që ti shtohem dhe unë.

Kam zgjedhur humorin dhe këtë mund ta dëshmojnë spektatorët e 158 shfaqeve të deritanishme të Boeing-Boeing. Do doja shumë që këtë shfaqje ta shihnin të gjithë dhe kemi bërë jo pak sa krifica për t’ja dalë mbanë.

Berisha po të ishte i bindur se votat paguhen me të qeshura do k ishte investuar më shumë në kohën e tij dhe ndoshta nuk do kishte humbur kur rë, por e vërteta përtej keqpërdorimit të një komedie është se njerëzit nuk jetojnë vetëm për politikën, të gjithë kemi nevojë të qeshim e të gëzojmë.

Kjo shfaqje nuk është një monolog i Rudina Dembacaj e as nje duo me Mark Frrokun. Është produkt i një kasti të mrekullueshëm profesionistësh zgjedhur nga një regjizor i nderuar.

Jam e nderuar për familjen dhe burrin që kam në krah, për dashurinë që kemi për Pukën dhe gjithë Malësinë dhe do ta tregojmë sa herë që mundemi me kulturë apo dhe turizëm. Po ju çfarë bëni??!!

Unë jam malsore dhe nëse do ju kishin informuar më shumë mbi profilin tim ndoshta do ju vinte më natyrale të më përgëzonit e jo të më përdornit emrin pa të drejtë. Një analizë mllefit të anonimit mbase dhe duhet t’ja kishit bërë pasi edhe në foton që ju vetë keni publikuar nuk ka asnjë organizim me fëmijë.

Berisha, nuk po e marr shumë seriozisht këtë status se kuptoj që jam efekt kolateral i halleve tuaja, por kur të jemi sërish me data të sigurta të shfaqjes do ju ftojmë të na shihni personalisht se mbase ju ndihmojmë ta kaloni me të qeshura dhe ngarkesën tuaj.