I pëlqeu një biçak online dhe e porositi, të riut i ndodh gjëma

1069
0

Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në qytetin e Patosit, ku një i ri 37 vjeçar është dënuar me 8 muaj heqje lirie për shkak se kishte porositur online një biçak nga Hong-Kongu.

37 vjeçari Saimir Mitescu (Hoxhaj), i martuar dhe me tre fëmijë, është proceduar me akuzën për veprën penale të ‘Prodhimit, mbajtjen, blerjen apo shitjen pa leje të armëve të ftohta’ me 8 muaj heqje lirie.

Mitescu tregoi se po pret vendimin nga Gjykata e Apelit e Fierit pasi e ka apeluar vendimin. Ai theksoi se diku nga mesi i këtij viti i pëlqeu një biçak në internet i cili kushtonte 19 dollarë dhe e porositi atë online në faqen e ebay-it.