I nxehti afrikan do “pushtojë” vendin gjate ketyre diteve, ja cfare zbulon sinoptikanja

475
0

I nxehti afrikan pritet ta pushtojë sërish vendin. E marta do të regjistroje 39 gradë në Shqipëri.

“Fundjava mbetet me mot të qëndrueshëm dhe temperatura të larta, Përsa i përket temperaturave parashikohet që termometri të ngjitet 36 apo 37 gradë Celcius. Ndërkohë java në vijim sjell një rritje të lehtë dhe graduale si në vlera minimale dhe ato maksimale. Kjo do bëjë që piku i të nxehtit të regjistrohet ditën e martë dhe ditën e mërkurë deri në 38-39 gradë Celcius”.

Por cilat janë qytetet ku do të regjistrohen vlerat më të larta të temperaturave?

“Qytetet me vlera më të larta parashikohet të jetë qarku i Gjirokastrës, Beratit, Elbasani. Ndërkohë në kryeqytet parashikohet që termometri të ngjitet deri në 38 gradë Celcius”.

Edhe ditët e para të Korrikut do të jenë me temperatura të larta. Për ata që kanë zgjedhur të pushojnë 15 ditëshin e parë të korrikut, nuk duhet të bëjnë gjë tjetër veçse të shijojnë pushimët  pranë bregut të detit.