“Vajzën time dua të ma rritësh ti”, amaneti i nje nënë për shoqen e saj të ngushtë: Kur e mora vesh per semundjen..

202
0

“Ka Një Mesazh Për Ty” sot pret dy shoqe të ngushta prej vitesh, Alidën dhe Entelën. Alida është duke u rikuperuar nga kan ceri i gjirit, por personi që ka ndenjur pranë saj në ditët e errëta ishte Entela. Në “E diela shqiptare” në Tv Klan, Alida i jep një mesazh mirënjohjeje Entelës, si dhe një premtim.

Alida: Të shpreh mirënjohjen e thellë që kam për ty se dashurinë e di ti se sa të dua, por mirënjohjen e thellë e ditëve të vështira që më ke ndenjur pranë këto dy vite. Ti je motra e vetme që kam, Zoti ma bëri dhuratë, të jam shumë mirënjohëse. Ti e di se sa të dua unë ty. E di aq mirë sa në momentet e mia të vështira, amaneti im i fundit do ishte që gocën time do e rritësh ti. Ardit, dëshira ime kur mora vesh për sëmundjen, pas disa ditëve, unë shkrova një letër.

Ardit Gjebrea: Ti mendove më të keqen?

Alida: Më të keqen. Ia lashë bashkëshortit, por nuk ia tregova. Thashë nëse mua do më ndodhë diçka e keqe,  i lashë disa pika, disa gjëra që doja të bëheshin pas vdekjes sime. Një nga ato pika ishte që vajzën time, dëshira ime ishte që ta rriste Entela, as bashkëshorti, as vëllezërit. Sepse mendoja dhe për bashkëshortin, ai ishte vetë 43 vjeç, do fillonte jetën e tij normal, por Zoti deshi të ndodhte ndryshe.

Ardit Gjebrea: Ç’të paska rënë për hise themi ne për këto raste?

Entela: I bërtas shpeshherë “e mban shumë mendjen,  çfarë do thonë të tjerët? Si ndihesh ti? Kush je ti?  Çfarë ke rreth e qark ti që duhet të shohësh? Ke një bashkëshort të mrekullueshëm”, ka dy djem dhe një vajzë shumë të mirë, por gjithmonë opinioni, çfarë do thonë.

Alida: Prandaj edhe do të them këtu sot Telushe, që Zoti ma dha edhe një mundësi dhe do ta shfrytëzoj edhe për familjen time, por edhe për veten time kësaj radhe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.