E rralle/ Gjen vajzen pas 32 vitesh, nënës i bie të fikët në krahët e saj, ‘live’ në studio

703
0

Një histori tronditëse ishte ajo e cila u transmetua ditën e sotme në një emisjon.

Esperanca, pas 32 vitesh kërkoi vajzën e saj biologjike, Marsidën. Në vitet kur e lindi, në 1990, kohërat ishin ndryshe, rrethanat të vështira dhe nuk mundi dot të qëndronte krah vajzës, të cilën e la në jetimore.

Por një ditë, Esperancës i thonë se Marsida kishte vdekur dhe në kulmin e dëshpërimit, vendosi të vriste veten. Megjithatë, jeta vazhdoi, ajo shpresonte se Marsida do të ishte në një familje të mirë, të qetë, ndërsa Esperanca u martua dhe lindi një djalë.

Por falë këtij emisjoni u bë i mundur bashkimi i Marsdiës me nënën e saj.

Marsida është nënë e një vajze dhe pret një fëmijë tjetër, e kështu Esperanca do të bëhet sërish gjyshe. Nënë e bijë përqafohen për herë të parë pas 32 vitesh, por nga emocionet e forta, Esperancës i bie të fikët në krahët e vajzës së saj.