I ndërtoi banesën nga e para, ja çfarë shkruan Rita Ora në rrjetet sociale

553
0

Ditën e djeshme, familja Sula në Pinar të Tiranës mori çelësat e shtëpisë së re, ndërtimi i së cilës u financua nga Rita.

Duke falënderuar përkrahësit që bënë të mundur këtë realitet, Rita Ora ka publikuar fotot e kryebashkiakut Erion Veliaj.

“Shtëpitë që ndërtova me skuadrën më në fund po vijnë në jetë. Ju falënderoj të gjithëve që ndihmuat për ta bërë këtë një realitet,”- shkroi ajo.

Ishte Veliaj ai që u dha çelësat e banesës së re familjes Sula që përbëhet nga 6 anëtarë. Ndërsa falënderoi Ritën për ndihmën e saj.