Hyrje pa viza në Amerikë dhe qëndrimi deri 90 ditë, SHBA jep lajmin e madh, ja ndryshimi nga Nentori për polakët

2439
0

Një lajm i mirë është bërë i ditur sot nga presidenti i Polonisë Andrzej Duda pas takimit me ambasadoren e SHBA-së i cili tha se duke filluar nga 11 nëntori, polakët mund të hyjnë në SHBA dhe të qëndrojnë deri në 90 ditë pa patur nevojë për vizë amerikane,.

Ky lajm pritej me padurim që prej shumë vitesh nga shtetasit polakë dhe ka ardhur si një rezultat i marrëdhënieve të tyre të mira me administratën Trump.

“Falënderoj presidentin e SHBA-së, Donald Trump, i cili kishte premtuar një vit më parë se Polonia do të pranohej në programin e heqjes së vizave para përfundimit të mandatit të tij”, theksoi ai.

Polakët tashmë kanë mundësinë të udhëtojnë për 90 ditë me viza amerikane për qëllime turizmi dhe biznesi drejt SHBA-së.

Sipas burimeve thuhet se 11 nëntori do të jetë data kur polakët mund të udhëtojnë me programin ”Visa Waiver”, edhe pse data zyrtare do të konfirmohet në ditët në vijim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.