Humbjet e jeteve tek personat e vaksinuar me dy doza, flet Brataj: Nuk do të thotë që po e bëre nuk infektohesh..

244
0

SHefi i urgjences, Dr. Skënder Brataj e vlerëson shumë kritike situatën e Covid 19 për shkak të dezinformimit të qytetarëve nga rrjete sociale apo nga persona jo profesionistë, të cilët po ndikojnë tek qytetarët e prekur nga covid që të mos kërkojnë ndihmë mjekësore dhe të mos vaksinohen.

Por në fakt këto ditë kemi pasur humbje jete të personave të vaksinuar me dy doza .

“Është një moment shumë kritik për arsye të informacionit të shumtë që vjen nga të gjitha anët dhe sidomos për interpretimin e tij. Por që të kesh një bilanc të tillë me 1115 vizita vetëm Covid dhe 984 telefonata, është se dizinformimi është shumë i dëmshëm.

Ka shumë të sëmurë në banesa që nuk kërkojnë ndihmë mjekësore sepse janë ende me idenë që virusi nuk ekziston. Vaksina nuk të shpëton. Vaksina nuk të mbron 100%. Nuk do të thotë që po e bëre nuk infektohesh dhe nuk humbet jetën. Të mbron. Fakti që në këtë moment kemi më shumë mosha të reja të infektuar, do të thotë se nuk janë vaksinuar,”– tha ai.

Në spitalet covid po trajtohen 175 qytetarë dhe  ka nga ata në gjendje të rëndë shëndetësore .

Dr. Brataj u bën thirrje qytetarëve të informohen, por të ndjekin institucionet shëndetësore ndërkombëtare  me informacionet që shpërndahen dhe mjekët profesionistë.