Horror në Lushnjë: Të vdekurit dalin nga varri, toka nuk i kalb trupat (VIDEO)

1070
0

Varrezat e 7 fshatrave të Lushnjës që ndodhen në Mazhaj janë përmbytur nga reshjet e ditëve të fundit.
Banorët janë alarmuar për këtë fenomen, që po dëmton varret e të afërmve të tyre

Të varrosësh të vdekurit në Mazhaj të Lushnjës është e pamundur. Uji në territorin e varrezave po nxjerr arkivolet nga nëntoka.

Ky banor tregon se brenda ditës sapo kreu ritualin e fundit ndaj njeriut të tij të ndjerë, u detyrua të derdhë beton për të rritur peshën sepse uji e nxorri në sipërfaqe.

Histori të tilla tregohen nga çdo familje në këtë fshat. Një tjetër banor tregon se është detyruar të zhvarros babanë e tij 30 vjet pas vdekjes për të njëjtën arsye.

Prifti i kishës në territorin e së ciles gjenden varrezat ishte i pari që dha alarmin. Për çdo rast vdekjeje, hidhërimi shoqërohet me frikën . Problemi është shkaktuar nga ky kanal kullues i cili nuk është pastruar vitet e fundit. I mbuluar nga barishtet dhe kallama nuk funksion kullimi i tokës.
Territori i varrezave pastrohet vullnetarisht nga banorët e zonës. Bashkia nuk ka vendosur punëtorë për këtë proces.

Varrezat pranë kishes së Mazhajt janë ngritur rreth vitit 1817. Sot në siperfaqen e saj prej 16.752 metër katrorë kryejnë varrimet shtatë fshatra, pjesë e njësisë administrative të bashkisë Lushnje. /abcnews.al/