Heq syzet dhe … ngre zërin! Shihni si ironizon spikeri i “News24”, teksa prezanton bjonden e OFL (Video)

724
0

Prej disa ditësh, operacioni Forca e Ligjit, i njohur si paketa “Anti-KÇK”, ka marre vëmendjen e gjerë publike.

Dhe në fakt nuk është vetëm aksioni i “Anti-KÇK, që po tërheq vëmendje, por më shumë bujë po bën efektivja bjonde bukuroshe, që është përzgjedhur për të përcjellë mesazhet e “Forcës së Ligjit”, pas çdo operacioni. Biondja bukuroshe po “çmend” rrjetin, teksa shfaqet me uniformë zyrtare të policisë dhe me një palë syze dielli, kur iu drejtohet me mesazhin e fortë kriminelëve.

Diten e sotme u mesua se bëhej fjalë për efektiven Eljes Breca, e diplomuar për psikologji në Firence dhe ka rreth një vit që është pjesë e PR të OFL-së.

E ndërsa jepte lajmin në “News24”, spikeri Edvin Parruca tërhoqi vëmendje me prezantimin që i bëri të resë, teksa jo vetëm i dha një ton zërit të tij, por hoqi edhe syzet me habi, duke ironizuar kështu aksionet e OFL.

“Jo vetëm për elementet karakteristike si syzet e zeza që mban para kamerave, por edhe për fizikun e saj. Zbulohet kush është zëdhënësja e operacioni ‘Forca e Ligjit’”, thotë gazetari Parruca, teksa heq syzet e tij.