Nesër dita më e ftohtë, ja kur ndryshon moti në vend

662
0

Sot, disa qytete në vendin tonë u zgjuan të zbardhur nga dëbora e cila kishte mbuluar një pjesë të madhe të territorit dhe reshjet u panë edhe në malin e Dajtit. Por edhe sa do të vazhdojë kjo situatë?

Sipas sinoptikanëve, parashikohet qe temperaturat do të vazhdojnë të ulen dhe javën tjetër do të kemi përmirësim.

“Edhe ditën e sotme do të ketë reshje dëbore. Dita e nesërme parashikohet të jetë më e ftohta ku temperaturat do të shkojnë në -10 gradë ne disa zona.

Situata do të vazhdojë të jete e tillë ndersa javën tjetër pritet që të kemi përmirësim të situatës”, shprehen sinoptikanët.