Skip to content

Harrojini negociatat këtë vit, Merkel ‘i mbyll derën’ Shqipërisë, ja cfare thote per vendin tone

    Kancelarja gjermane Angela Merkel gjatë një takimi virtual me Komisioneve të Çështjeve për Europën, ka folur edhe për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

    Ajo është shprehur se Shqipëria ka bërë përparime, por nuk mund të premtojë se hapja e negociatave do të ndodhë këtë vit, ndërsa u shpreh se do të ndodhë shumë shpejt.

    “Në rastin e Shqipërisë çështja është pak më ndryshe. Me gjithë përparimet, nuk mund të premtoj se do të ndodhë që këtë vit, por shumë shpejt”, tha Merkel.

    Për sa i përket Maqedonisë s ëVeeriut, Merkel është shprehur se shpreson që ky shtet t’i rregullojë marrëdhëniet me Bullgarinë dhe të hapet Konferenca Ndërqeveritare që këtë vit.

    Ministrat e Jashtëm të BE-së do të mblidhen në 7 dhjetor dhe do të vendosin për çeljen zyrtare të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

    Për shkak të grindjes mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për përkatësisë historike të maqedonasve, Bullgaria ka paralajmëruar se do të vërë veton për hapjen e konferencë së parë ndërqeveritare.