Hapja e madhe, Ministrja tregon rregullat e rëndësishme që duhet të dini

569
0

Nga sot në të gjithë vendin janë shtuar zonat e gjelbërta, janë hapur disa biznese të tjera, si dhe janë lehtësuar masat kufizuese.

Me lehtësimin e masave shtrënguese, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu i ka dhënë qytetareve disa porosi, që ndikojnë në frenimin e përhapjes së Coronavirusit.

“Me lehtësimin e masave shtrënguese, është shumë e rëndësishme që secili prej nesh të tregojë kujdes maksimal për të ruajtur veten dhe të tjerët. Ja disa rregulla të rëndësishme për të kufizuar përhapjen e Covid 19”, shkruan ministrja.

Kujtojmë se vendit i shtohen edhe 14 zona të tjera të gjelbërta, pasi në Lushnje, Patos, Roskovec, Korçë, Has, Kukës, Lezhë, Mirditë, Fushë-Arrëz, Malësi e Madhe, Pukë, Vau Dejës, Kavajë dhe Vorë do të lejohet lëvizja e lirë pa autorizim.

Në të gjitha zonat e gjelbërta do të lejohet lëvizja e lirë në qytet nga ora 05:00 deri në orën 21:00 dhe qarkullimi ndërqytetas me automjet privat, edhe me më shumë se dy persona të së njëjtës familje.

Ndërkohë 6 bashki kanë mbetur ende në zonën e kuqe, pasi ka ende rrezik të përhapjes së virusit.

Tirana, Durrësi, Shkodra, Kurbini, Fieri dhe Kruja do të vazhdojnë të njëjtin regjim oraresh dhe rregullash të qarkullimit siç ka qenë.