Pneumologu: Dy arsyet pse vendi yne nuk pati shume raste. Duhet të lirohen oraret për qytetarët, nuk ka me kuptim

219
0

Vendi yne tashmë ka stabilizuar kurbën e të prekurve nga koronavirusi dhe vendi po kalon në fazën e dytë të masave, ato që kanë të bëjnë me bashkëjetesën me pandeminë.

Vendi nuk ka arritur pikun që frikësonte autoritetet shëndetësore, dhe kjo sipas pneumologut Arian Mezini, të intervistuar nga A2, vjen për disa elementë, shumë prej tyre ende për t’u analizuar, ku mund të veçohen “vaksinimet e shumta të gjithë popujve të Ballkanit, si dhe faktori meteorologjik i favorshëm”.

Sipas disa teorive, COVID-19 ka qenë i pranishëm në vend muaj më parë, të paktën nga janari, me mjekë që kanë treguar edhe pamje imazherike domethënëse si provë. Sipas Mezinit, “ky është një diskutimin që duhet të mbetet mes profesionistësh, dhe mos të bëhet politik. Imazhet e përcjella më ngjasojnë me ato të COVID-19, është një diskutim që ka rëndësinë e tij, sepse kemi edhe vende si Franca që thonë se epidemia ka filluar muaj më parë”.

Mbetet fakt që gripi i stinës, AN1H1, këtë vit ishte më agresiv se vitet e kaluara, dhe zyrtarisht 4 persona kane ndërruar jetë. Sipas pneumologut, “patjetër duhet të nxjerrim kartelat e këtyre pacientëve, të shohim imazhet radiologjike dhe analizat, duke i krahasuar me të dhënat që kemi sot për COVID-19”, dhe mundësisht t’i bëhen teste serologjike personave që kanë pasur simptoma të rënda në atë periudhë.

Pikërisht për testet serologjike, mjeku këshillon që ato të përdoren jo vetëm për personelin mjekësor, por edhe për kampione të popullsisë, në mënyrë që të kuptojmë kur jemi me “imunitetin e tufës”, që do të rriste mbrojtjen kolektive nga virusi.

Mezini mendon që tashmë përgjegjësia ka kaluar “nga shteti tek individi”, dhe për këtë arsye është, sipas tij, e gabuar që në “zonat e kuqe”, si Tirana, “limiti i orarit të jetë ora 17.30, në një kohë kur baret dhe restorantet janë mbyllur. Oraret duhen lehtësuar dhe shëtitjet i bëjnë mirë njerëzve”.

Po ashtu, ai mendon se tashmë spitali “Shefqet Ndroqi” ku punon duhet t’i rikthehet pacientëve me probleme pulmonare kronike, sepse është i vetmi vend që mban një standard të tillë në trajtimin e këtyre problematikave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.