“Vazhdojmë hapjen”, Kryeministri Rama njofton lehtësimet e reja për kurset e patentave

427
0

“Vazhdojmë hapjen!” Me këto dy fjalë Kreu i qeverise Edi Rama prezantoi lehtësitë e reja, në kuadër të masave të marra prej emergjencës së koronavirusit.

Kreu i qeverisë bën me dije se rihapen kurset e patentave për teori dhe praktikë duke nisur nga data 11 dhe 18 maj.

Po ashtu bën me dije se nga data 11 maj, nisen regjistrimet e reja dhe rihapet aktiviteti për kursantët e rinj, por nënvizon se prioritet është ruajtja e distancave 1.5 metër në teori si dhe mundësia e zhvillimit të kurseve online.

Nga data 18 maj, nis instruksioni në rrugë por jo mbi 1 kursant në mjet, me përjashtim të familjarëve, të cilët duhet të jenë të pajisur me maska, doreza dhe pajisje dezinfektuese.

Paralajmërohen kontrolle të vazhdueshme nga task forca e transportit rrugor.