Habit Gjinekologu: Ja pse vajzat në Shqipëri e kanë trupin se dardhe dhe burrat barkmëdhenj…

150
0

Në vendin tonë janë shtuar rastet e vajzave apo edhe djemve që vijnë nga vende të huaja si Ukraina, Venezuela, Italia…për të ushtruar prostitucion në Shqipëri.

Rrjedhimisht kjo ka edhe një pasojë që shpesh lidhet edhe me sëmundjet seksualisht të transmetueshme, gjë që e konfirmojnë edhe mjekët.

Numri i lartë i rasteve me HIV e renditi Shqipërinë të parën me numrin më të lartë ndër vendet e rajonit. Por mjekët thonë se ka përhapje në rritje të të gjithë sëmundjeve seksualisht të transmetueshme dhe kjo duhet të jetë një kambanë alarmi për autoritetet.

Gjinekologu Shkëlqim Balili tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se ekzistojnë disa sëmundje edhe vdekjeprurëse të sistemit të riprodhimit dhe kjo vjen për shkak të mungesës së edukatës seksuale.

Kjo vjen sipas tij, pasi shëndeti në Shqipëri vazhdon të jetë i fundit.

“Unë shikoj në Shqipëri vajza, gra që kanë formën e dardhës, kanë zgjerim të gjoksit, të vitheve dhe kanë 30 kile dhjamë në bark, shikoj burra që kanë bark të madh kanë rripin kështu dhe kanë të gjithë një origjinë, që është ushqimi i kontaminuar. Ne sot kemi 3 gjëra, bombardimi nga uji, ajri dhe lëndët kimike dhe këto i sjellin këto pasoja”, tha gjinekologu.