“Deri ditën e premte do të kemi..” Luhatjet e Motit, flet sinoptikanja: Sot dhe nesër rrezikohen që..

24639
0

Kjo javë do të jetë dinamike përsa i përket kushteve atmosferike, duke sjellë temperatura të larta, prezencë të rrezatimit diellor si dhe reshje shiu që do të vijnë në disa zona në formën e rrebesheve. Në një lidhje direkte për Klan News, sinoptikanja Lajda Porja nga “MeteoAlb” thotë se deri ditën e premte moti mbetet i paqëndrueshëm.

Lajda Porja: Kjo javë do t’i ketë të gjitha. Do të jetë dinamike, së pari kemi ende qarkullimin e masave ajrore nga veriu i Afrikës duke sjellë temperatura të larta, ku edhe sot presim edhe mbi 30 gradë në disa zona të izoluara. Pjesa më e madhe e bregdetit do të jetë rreth vlerës 28-29 gradë. Temperatura shumë të larta janë edhe vlerat minimale që luhaten nga 9 deri në 16 apo 17 gradë.

Ndërkohë parashikohet që moti, edhe pse ka nisur me kthjellime në një pjesë të mirë të territorit, të jenë paraditet pothuajse çdo ditë me diell, relativisht të nxehta. Pas mesditës, presim grumbullim të vranësirave duke sjellë reshje shiu, ku nuk do të mungojnë rrebeshet, ministuhi shiu në zonat malore dhe kryesisht është verilindja dhe juglindja që do të rrezikohen. Sot edhe nesër rrezikohen dhe disa zona qëndrore.

Pjesa juglindore e Tiranës, kryesisht zona e Dajtit, rrezikohet qarku i Elbasanit ku do të ketë edhe rrebeshe shiu pas mesditës. Reshjet në pjesën e dytë të ditës do të jenë të përkohshme, zgjasin jo më shumë se 2 orë dhe më pas kemi kthjellime.

Deri ditën e premte, moti mbetet i paqëndrueshëm, nuk kemi një diell që do të jetë totalisht i qartë apo i kthjellët. Së pari është prezenca e Saharasë, së dyti janë vranësirat e shpeshta që bënë që edhe pse temperaturat janë shumë të larta, nuk kemi rrezatim total të diellit, por kemi vranësira të shpeshta. Nga e mërkura e deri të premten presim që të kemi temperatura që do të jenë graduale, duke bërë që t’i rikthehemi temperaturave më normale pranverore. Nga 31 gradë që presim nga e hëna dhe e marta, parashikohen që të enjten dhe të premten të jemi në vlerën 26 apo 27 gradë. Kjo javë do të jetë një javë tipike pranvere.