“Grumbulloni ushqime ne shtepi sepse..”, ky shtet alarmon qytetarët, vrapojnë drejt marketeve

182
0

Qeveria Kineze u ka kërkuar familjeve që të furnizohen me ushqime bazike në rast urgjence. Nuk u dha asnjë arsye, por njoftimi erdhi në një kohë që rrezikohet bllokimi për shkak të COVID.

Media shtetërore më vonë u përpoq të qetësonte situatën dhe gjendjen e panikut që shkaktuan te njerëzit.

Sapo doli ky lajm, të gjithë të moshuarit pranë meje u çmendën, duke blerë me panik në supermarket”, shkroi dikush në media sociale.

Economic Daily, një gazetë e mbështetur nga Partia Komuniste Kineze, u bëri thirrje lexuesve të saj të mos shqetësoheshin, duke thënë se këshillat e qeverisë kishin për qëllim të siguroheshin që familjet të ishin të përgatitura nëse bllokohej zona e tyre.

Çmimet e ushqimeve rriten tradicionalisht në Kinë me afrimin e dimrit, por çmimi i perimeve është rritur në javët e fundit për shkak të motit ekstrem.

Ndërkohë, vendi po vazhdon të përdorë masa të rrepta për të frenuar koronavirusin. Kina shpreson të arrijë zero infeksione përpara se të presë Lojërat Olimpike Dimërore, të cilat fillojnë në shkurt.

Nëntëdhjetë e dy raste të reja të koronavirusit u raportuan në Kinë të hënën dhe Shanghai Disneyland u mbyll për të paktën dy ditë pasi një vizitor i fundjavës rezultoi pozitiv për Covid-19 pasi u kthye në shtëpi.