2.5 C
Tirana

Gruaja i masakroi tre vajzat me thikë, Bashkimi nis një jetë e re dhe ndodh mrekullia..

Date:

Share:

Mëngjesin e 9 marsit të vitit 2014, qyteti i Leccos në Itali u zgjua me një lajm që dukej si një makth, por për fat të keq, ishte realiteti i hidhur. Tre vajza u vranë nga e ëma dhe ngjarja në komunitet u fiksua me emrin “Therja e ndodhur në Chiuso”.
Bëhet fjalë për një histori të tmerrshme, e cila preku një komunitet të gjithë. Një tragjedi e vërtetë me tre vajza të vrara nga nëna e tyre dhe gruaja që më pas tentoi të vetëvritej. Në fund ngeli vetëm një baba, i cili u shkatërrua e humbi tre diamantet e çmuara.

Tani Bashkim Dobrushi ka ndërtuar një jetë të re, por pa i harruar kurrë, për as edhe një sekondë, tri dashuritë e tij të mëdha.

Siç raporton giornaledilecco.it, babai i tre vajzave të vrara, do të bëhet edhe një herë tjetër baba. Në muajin prill, 49-vjeçari u martua ne 36-vjeçaren Afërdita, me origjinë nga Shqipëria. Në 3 prill pritet të lindë një fëmijë mashkull, të cilin Afërdita mban brenda saj. Kjo datë përkon edhe me ditën kur Simona, vajza e madhe e familjes Dobrushi, do të mbushte 17 vjeçe.

Simona ndërroi jetë pasi u vra nga e ëma, Edlira Copa, tre vite më parë, kohë kur ajo, e motra Keisi, e cila kishte mbushur 10 vjeçe dhe motra tjetër, Sidny, e cila ishte vetëm 3 vjeçe, mbyllën sytë për t’u larguar përjetë nga kjo botë.

Bashkimi i ka sytë të mbushur me lot kur i kujtojnë të bijat.

Ai thotë:

Simona ishte shumë llafazane dhe të gjithë i thonin “grua e vogël”. Keisit i pëlqente kërcimi klasik. Sidny ishte shumë e dashur, si një këlysh”.
Bashkëshortja e re, Afërdita, është munduar gjithmonë t’i qëndrojë afër dhe ta ndihmojë në këtë luftë të përditshme.

Bashkimi shton:

Muret e shtëpisë sonë në Lecco janë të mbushura me foto të vajzave të mia. Qyteti i Leccos është qyteti im dhe Italia është kthyer në vendin tim. Dua t’i falenderoj të gjithë bashkëqytetarët aty dhe t’u them se ndihma e tyre ishte thelbësore”.

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

Rama fton turistët të vizitojnë Shqipërinë në gjuhë të ndryshme nëpërmjet Inteligjencës Artificiale (Video)

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berlin, në kuadër të Panairit të Turizmit. Ndërkohë ai ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shfaqet duke...

Gjendet i vdekur vëllai i Unikkatil, ja çfarë gjeti policia në banesë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen kësaj të diele (2 mars) në Prishtinë, ku është gjetur i pajetë në një banesë Mentor Palokaj,...

Rama ‘përplaset’ me gazetarin izraelit në Berlin: U lëmë juve tokën ta pushtoni

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në konferencën për shtyp përpara hapjes së Panairit Ndërkombëtar të Turizmit, ku Shqipëria është përzgjedhur si “Vendi i Nderit”...

Anomali e Motit, sinoptikani zbulon cfarë pritet ditët në vijim: Pjesën e dytë të javës temperaturat pritet të..

Gjatë kësaj jave moti në vend do të njohë një përmirësim të dukshëm ku nuk do të mungojnë rrezet e diellit. Sinoptikani Hakil Osmani...

Habit i riu shqiptar në Itali, ja çfarë fshihte në trungun e lajthive

Një shqiptar është arrestuar në Itali, për prodhimin e lëndëve narkotike. 35-vjeçari është kapur duke shpërndarë lëndë narkotike, në bashkëpunim me një 24-vjeçar, po ashtu...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.