“Sheikët” e Shqipërisë, këta janë deputetët që zbarkojnë në Kuvend me makina luksoze

1277
0

Siç dihet, çdo vit deputetët bëjnë deklaratat e tyre të pasurisë. Edhe pse jemi një vend i vogël, pasanikët nuk na mungojnë dhe deputetët tanë dinë më së miri të tregojnë luksin e tyre.

Kështu, hapur.al ka bërë një renditje të disa prej deputetëve shqiptarë, të cilat kanë makina për t’u pasur zili si dhe një listë të çmimit të automjeteve të tyre.

Sipas atyre çfarë deklarojnë, makinën më të shtrenjtë e ka deputeti i LSI, Agron Çela i cili vjen nga bota e biznesit. Shifra e makinës që ai ka deklaruar, është 147 mijë euro. Bëhet fjalë për një BMW tip i fundit, siç mund ta shikoni edhe në këtë foto.

I dyti është Sadri Abazi, deputet i Partisë Socialiste. Ai deklaron automjet me vlerë 105 mijë euro.

abazi

Një surprizë e vërtetë ka qenë makina e deputetit demokrat Nard Ndoka. Ai në deklaratën e pasurisë të vitit 2016, pohon se ka blerë një makinë 85 mijë euro. Makina e tij, një Mercedes S Class është një nga makinat më të pëlqyera të deputetëve tanë.

nardi

Një makinë të tillë ka edhe Lefter Koka, deputet i LSI, si dhe deputeti i Partisë Demokratike Halim Kosova.

ter kokhalim kosova

Po këtë markë pëlqen edhe Kryeministri Edi Rama pasi herë pas here e përdor një të tillë, me targa private si dhe Fatmir Mehdiu e Edi Paloka.

rama

mediu

edi paloka

Por edhe ish Kryeministri Sali Berisha përdor Mercedes, por jo tip i fundit.

berisha

Deputeti socialist Anastas Angjeli, ka deklaruar se ka blerë makinë 41 mijë euro. Nga fotoja shihet se bëhet fjalë për një Audi tip i fundit, markë e cila në bazë të opsioneve, shkon mbi 100 mijë euro.

angjeli

Audi po kaq luksoz mban edhe Ministri i Energjitikës Damian Gjiknuri.

gjiknuri

Taulant Balla ka deklaruar që gjatë vitit 2016, bashkëshortja e tij ka blerë makinë rreth 8 mijë euro. Ndërkohë ai vijon të mbajë një fuori stradë Land Cruiser mjaft luksoze.

balla

Ndërkohë fuori stradë përdorin edhe Monika Kryemadhi, Shezai Rrokaj e Petrit Vasili të LSI.

mona petrit vasili shezai rokaj

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafa dhe deputetët socialistë Bashkim Fino e Fidel Ylli