Greqia shtyn masat kufizuese për qytetaret shqiptarë deri më kete date

Ministria e Mbrojtjes së Qytetarëve të Greqisë publikoi sot kufizimet që do jenë në fuqi deri më 21 Janar, si pjesë e masave për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Për sa i përket Shqipërisë dhe qytetarëve Shqiptar janë në fuqi këto masa:

Kufiri mes Greqisë dhe Shqipërisë do vazhdojë të konsiderohet i mbyllur, dhe si pasojë nuk lejohet asnjë lidhje me linja taktike qoftë tokësore qoftë detare.

Autobusët, mini van, makina me targa shqiptare dhe anijet e kanë të ndaluar të hyjnë në Greqi. Lidhja ajrore bëhet vetëm mes aeroportit “Nënë Tereza” dhe “Eleftherios Venizelos”.

Ndalohet hyrja në Greqi e qytetarëve shqiptar që duan të vijnë në Greqi për arsye turistike apo vizite. Ndalohen personat me pasaportë shqiptare.

Në Greqi lejohet të hyjnë vetëm personat që kanë leje qëndrimi ose nënshtetësi Greke. Për të gjithë personat që do hyjnë në Greqi, pavarësisht nënshtetësisë apo mjetit që udhëtojnë (avjon, autobus, makinë etj) duhet të plotësojnë 24-48 orë përpara mbërritjes në Greqi, Formularin PLF.

Për të gjithë personat që do hyjnë në Greqi, pavarësisht nënshtetësisë apo mjetit që udhëtojnë është e nevojshme të paraqesin Test negativ RT-PCR që duhet të jetë bërë deri në 72 orë përpara nisjes për në Greqi.

Për të gjithë personat që do hyjnë në Greqi nga Shqipëria pavarësisht nënshtetësisë apo mjetit që udhëtojnë duhet të bëjnë karantinë 7 ditore në shtëpinë e tyre

Pikat kufitare do punojnë çdo ditë nga ora 7.00 deri në orën 23.00 Nga Pika kufitare e Kakavijës do lejohet të kalojnë deri ne 750 persona. Kapshtica do jetë mbyllur.

Të gjithë pasagjerët që do lëvizin jashtë Greqisë duhet të plotësojnë dhe PLF 24 orë përpara udhëtimit.

- Advertisement -

Ngjarje e rëndë në Shkodër: 19-vjeçarja plagos me thikë vëllain 7-vjeçar, përfundon në psikiatri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një 19-vjeçare ka plagosur me thikë vëllain e saj vetëm 7 vjeç. Sipas informacioneve zyrtare nga...

Femija 2 vjecar humb shikimin pas e puthi një i afërm, nëna i bën apel prindërve: Bëni kujdes..

Vogëlushi përballet me humbjen e shikimit pasi u puth nga dikush me herpes. Një nënë e lënduar u ka kërkuar prindërve, që të ndalojnë të...

Podcast me Ramën, kandidati i ri i PS shpërthen në lotë: Kur mora diplomën…

Gjatë bashkëbisedimin me  kryeministrin Edi Rama në podkastin “Flasim”, kandidati i ri i PS në listën e Beratit, Julian Zyla, nuk i mbajti dot...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.