Apeli i mjekeve per prinderit: Ne asnje menyre nuk duhet ta beni kete gabim

313
0

Rastet e fëmijëve qe jane prekur nga koronavirusi në Shqipëri vijojnë të jenë të pakta dhe sporadike. Mjekët pediatër pohojnë se shumë prej tyre identifikohen pasi kanë familjarë të prekur.

“Kemi raste por janë të pakta. Nuk është se kanë shqetësime por kanë anëtarë të familjes me covid dhe për pasojë i kemi zbuluar”.

Por mjekët thonë se shqetësim mbetet dhënia e antibiotikëve nga vetë prindërit pa rekomandim të mjekut, gjë e cila është e dëmshme dhe e ndaluar.

“Kemi raste kur prindi nga frika i nis një antibiotik për ta mbrojtur kur ne këta fëmijë i trajtojmë në mënyrë simptomatike dhe s’ka nevojë për antibiotik”.

Ashtu si të rriturit, edhe fëmijët në rastet që preken nga koronavirusi kanë nevojë vetëm për vitaminoterapinë dhe trajtimin simptomatik.

Që prej nisjes së pandemisë në të gjithë botën është vërejtur se fëmijët në shumicën e rasteve janë asimtomatik dhe sëmundja kalon më shpejt se tek të rriturit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.