Greqia merr vendimin e fundit për kufirin me Shqiperine, ja cfare u vendos

Udhëzimi i ri i qeverisë greke iu dërgua pikave kufitare të vendeve të saj fqinje, pak pas orës 12 të mesditës sipas orës lokale, dhe përcakton masat shtrënguese që do të mbajnë të bllokuara kufijtë me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Turqinë deri në datën 25 tetor.

Nuk ka asnjë lehtësim sa i përket lëvizjes së shqiptarëve, edhe për dy javët e mbetura të Tetorit, përkundrazi, ka disa masa shtesë.

Mbetet në fuqi kalimi i kufirit për shtetasist që kanë leje qëndrimi në Greqi, shtetasit grekë dhe punonjësit sezonalë, ndërsa ndalohet të udhëtojnë personat e tjerë, ata që udhëtojnë për tre muaj, apo për qëllime turistike.

Mbetet në fuqi masa e testit negativ për Covid 19 jo më herët se 72 orë para udhëtimit, mbetet forma e udhëtimit jo më vonë se 24 orë para udhëtimit, doganat mes dy vendeve do të mbyllen në orën 23 deri në 07 të mëngjesit cdo ditë, mbetet në fuqi numri i personave që do të lejohet të kalojnë në Kakavijë 750 persona dhe 300 në Kapshticë, ndërsa të gjithë udhëtarët që hyjnë në Greqi, duhet të karantinohen për 7 ditë në banesën e tyre.

Greqia ka marrë masa shtesë edhe në brendësi të vendit, mbas shtimit të ndjeshëm të rasteve me covid.

Masat janë të karakterit lokal dhe ndryshojnë nga zona në zonë, ndërsa qeverria ka vënë në funksionim edhe një platformë digjitale, në të cilën çdo qytetar mund të hyjë dhe duke përdorur kodin postar të zonës që ai interesohet.

Gjithashtu mund të lexojë edhe masat kufizuese që autoritetet kanë vendosur në atë zonë.

- Advertisement -

“Në prill do nisni plazhin” Habit sinoptikanja Tanja Porja: Duroni deri ditën e..

Sipas parashikimeve të sinoptikanes Tanja Porja, nga e enjtja deri ditën e shtunë kemi prezence të reshjeve te shiut. Edhe pse nje rritje e...

Ngjarje e tmerrshme/ Gjendet foshnja pa jetë brenda një çante policia në kërkim të së ëmës

Një foshnje është gjetur i vdekur në një qese pazari jashtë Kishës All Saints, Londër. Foshnja e vdekur është gjetur një ditë më parë...

Po punonte në fabrikë, humb jetën në punë i riu shqiptar. Sapo kishte mbushur 22-vjeç..

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Molino di Campagna të Italisë. Një shqiptar, rreth 22-vjeç, i identifikuar si Daniel Tafa ka humbur jetën nga...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.