Gjobë po nuk pate siguracionin TPL, Drejtoria e Transportit Rrugor ben njoftimin e fundit për shoferët

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor deklaron se nuk është parashikuar asnjë gjobë automatike për qytetarët nëse nuk pajisen me një kontratë sigurimi të detyrueshme për përgjegjësinë ndaj të tretëve (TPL) brenda 30 ditëve nga mbarimi i asaj të mëparshmes.

“Nisur nga një njoftim i publikuar ditën e sotme në disa media dhe portale, në lidhje me aplikimin e gjobës automatike në rastin e mospasjes së siguracionit të detyrueshëm për mjetin (TPL), ju informojmë se Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe DPSHTRR kanë vendosur të parën mbrojtjen e interesit publik, gjatë ushtrimit të kompetencave funksionale dhe gjatë hartimit të politikave në sektorin e transportit rrugor.

Në projektligjin e depozituar tashmë në Kuvend nga ana e Këshillit të Ministrave “Për disa shtesa dhe ndryshime të ligjit nr. 8378, datë, 22.07.1998,“Për Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë” dhe që është në pritje për diskutim në Komisionet e Përhershme Parlamentare përkatëse, nuk ka të parashikuar aplikimin e një gjobe automatike ndaj qytetarëve në rast se nuk pajisen me një kontratë sigurimi të detyrueshme për përgjegjësinë ndaj të tretëve (TPL) brenda 30 ditëve nga mbarimi i asaj të mëparshmes.

Në projektligjin e depozituar në Kuvend, është cilësuar vetëm fakti që përmes qendrës së informacionit si një bazë të dhënash zyrtare për shkëmbimin e informacionit, institucionet që ushtrojnë kontrollin në rrugë, marrin të dhëna në kohë reale për mjetet të cilat janë në qarkullim në rrugë dhe nuk kanë një kontratë sigurimi (TPL) të vlefshëm.

Qendra e informacionit e cila përmendet në nenin 9 të projektligjit të depozituar në Kuvend, është e parashikuar më herët në nenet 4, 38 dhe 41 të ligjit nr.10076, datë 12.2.2009 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit (lexo ketu projektvendimin)” mbyllet njoftimi.

- Advertisement -

Nga vera në dimër, sinoptikania zbulon surptizat e motit për ditët në vijim..

Dita e verës ka nisur me vranësira, reshje të pakta dhe temperatura deri në 25 gradë celsius, por nesër termometri do të shënojë 28...

Pezullohen lundrimet nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas

Si pasojë e motit të keq mësohet se janë pezulluar lundrimet ditën e sotme për tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas. Lundrimet sipas njoftimit do...

Ndryshon kursi i këmbimit, ja si u mbyll java për monedhat e huaja..

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme 14 mars, një dollar do të blihet me 91.2 lekë dhe do shitet me...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.