Gjithë këtë kohë i paskemi karikuar celularët gabim: Mënyra e duhur është kjo..

795
0
Wireless charging of modern black glossy metal touchscreen smartphone on wireless power charger isolated on white background

Një celular i pakarikuar është një celular i padobishëm. A di ndokush si ta karikojë celularin e tij ashtu siç duhet? Me shumë mundësi jo.

Sajti Battery University që ofron kurse informuese mbi bateritë për inxhinierë, profesorë, studentë dhe përdorues të thjeshtë, jep këshillat e mëposhtme për të gjithë atë që duan të karikojnë celularin në mënyrën e duhur.

Mënyra më e mirë për të karikuar celularin s’është ajo që dinim. E mira është ta fusni në karikim pak nga pak, kurdoherë të keni kohë. Pak minuta në karikim nuk i bëjnë dëm baterisë.

Mos prisni të bjerë në 1% para se ta karikoni. Ky veprim i ul jetëgjatësinë baterisë çdo herë e më shumë.

E mira e të mirave është që të keni gjithmon 65%-75% karikim në celular, por ngaqë diçka e tillë do shumë punë të arrihet në përditshmëri, synoni të qëndroni mes 45% dhe 75%.

Mos e karikoni kurrë deri në fund sidomos nëse celulari ka pak bateri. Voltazhi i lartë e streson baterinë dhe i ul kapacitetin me kalimin e kohës.

E njëjta gjë vlen edhe për karikimet përgjatë natës. Është e volitshme të fusësh celularin në karikim në darkë dhe të zgjohesh në mëngjes me 100%, por është gjithashtu shumë e dëmshme.

Burimi: Business Insider