Shi dhe Bore, ja si do te jete situata ne Shqiperi per sot dhe neser..

672
0

Duke nisur nga pasditja e kësaj të hëne dhe deri ditën e nesërme pritet që i gjithë vendi të përfshihet nga reshjet e shiut dhe të dëborës.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave reshjet priten të jenë të dobëta deri mesatare, ndërsa në veri lokalisht deri intensive.

Reshjet në formën e dëborës do të zbresin deri në 600m mbi nivelin e detit, ndërsa në veri-lindje në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel.

TEMPERATURAT

Nesër (e martë, dt.16) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 7 °C / 13 °C

në vendet e ulëta: 4 °C / 12 °C

në vendet malore: 0 °C / 7 °C.

ERA

Sot (e hënë, dt.15) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa nesër (e martë, dt.16) deri e fortë.