Video/ Dalin pamjet e grabitjes së postës tek Hipoteka e Tiranës

504
0

Dalin pamjet e grabitjes së  filialit të postës dhe bankës së nivelit të dytë brenda ambienteve të Hipotekës në Tiranë, ngjarje e ndodhur sot në mesditë.

Në pamjet e fiksuara nga kamerat e sigurisë duket grabitësi, një djalë i ri rreth 25-vjeç i veshur me të zeza, me kapuç, kapele me strehë dhe i armatosur, teksa largohet nga Hipoteka.

Autori në pamjet e siguruara nga Report Tv duket teksa largohet me vrap pasi ka marrë paratë, ndërsa pak metra larg Hipotekës së Tiranës kërcënoi me pistoletë një polic të rrugores.

Ngjarja ka ndodhur në kryeqytet, pranë ish-Stacionit të Trenit mesditën e sotme, ndërsa shuma që ka marrë ka qenë e konsiderueshme.

Duke mbajtur në dorë një pistoletë, grabitësi iu kërkoi punonjësve të mos lëvizin nga vendi. Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në të gjithë kryeqytetin, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar ekspertë të shumtë, që po kryejnë verifikimet dhe po marrin shenjat e gishtave. VIDEO KETU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.