Gjermania kërkon punëtorë të thjeshtë, nuk nevojitet as gjuha, mjafton dëshira për të punuar dhe..

230
0

Gjermania si motori ekonomik i Europës ka etje të vazhdueshme për fuqi punëtore.

Aktualisht kërkon 2 milionë punëtorë në sektorë të ndryshëm. Ekspertët e punësimit thonë se nevoja në 5 vitet e ardhshme do të vijë vetëm në rritje.

“Ajo që vëmë re, në ndryshim nga vitet e fundit shikojmë që Gjermania po kërkon edhe punonjës të pakualifikuar, me një arsim të thjeshtë. Pra nëse deri dje kërkonin mjekë, infermierë apo pozicione inxhinierike, kjo shifër e madhe lidhet fort tashmë me nevojën për punonjës të thjeshtë si mekanikë të thjeshtë, ekektriçistë të thjeshtë, punonjës transporti, shoferë, punëtorë ndërtimi, fasonerie, fabrike dhe një sërë pozicionesh të tjera, ku nuk kërkohet kualifikim i lartë.

Shikojmë se edhe gjuha gjermane nuk po kërkohet më, nuk është më kriter për të marrë vizën e punës. Po shkojmë drejt faktit që një shqiptar mjafton të ketë dëshirë të punojë dhe mund t’i krijohet mundësia për të shkuar në Gjermani.

Sigurisht pasojat e politikave që po ndjek Gjermania, për të plotësuar nevojat e saj, janë negative për vendin tonë. Ne tashmë jemi në kushtet që edhe në vendin tonë ka nevojë të madhe për fuqi punëtore.

Por po shikojmë dhe jemi në hapat e parë të asaj që quhet efekti zinxhir. Gjermania tërheq punonjësit tanë, por edhe ne nuk po rrimë duarkryq. Kemi vënë re që po rritet kërkesa jonë për të sjellë punonjës nga vende si Bangladeshi dhe India. Madje së fundmi Shqipëria ka lehtësuar proceduarat për të marrë vizë punë nga këta shtetas të huaj që punojnë në vendin tonë”, tha Emin Shini, eksperte për punësim.