Arrestohet Ramazan Rrahja me pistoletë në brez, publikohen pamjet e arrestimit. Ja ku fshihej..

204
0

Këto janë pamjet e arrestimit të Ramazan Rrajës, 30-vjeçarit të shumëkërkuar nga policia dhe të konsideruar si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Rraja u arrestua te ura e Gjoles në Fushë Krujë mbrëmjen e së mërkurës gjatë operacionit të koduar “Komploti”.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe ndaj tij ka masë sigurie arrest në burg në mungesë për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj. Kjo ngjarje është objekt i hetimit të SPAK.

Në momentin e arrestimit, Ramazan Rraja ka qenë i armatosur me pistoletë në brez me fishek në fole gati për qitje.

Sipas Policisë së Shtetit, 30-vjeçari, që nga momenti i shpalljes në kërkim, nuk është larguar në asnjë moment jashtë shtetit, por fshihej në trekëndëshin  “Durrës – Lezhë  – Tiranë”.

Në momentin e kapjes, mbrëmjen e sotme, 30-vjeçari Ramazan Rraja shoqërohej me një shtetas tjetër, në kërkim nga Policia e Elbasanit, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, të kryer në bashkëpunim.

Bëhet fjalë për Louis Konomi alias Elton Llozhi, i kërkuar për kërcënimin me jetë ndaj biznesmenit të Cërrikut, Eral Myftaraj. 39-vjeçari do t’i dorëzohet Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.