Gjermania kërkon punëtorë, nëse plotësoni dy kushtet paguheni 30 mijë euro

587
0

Punëdhënësi më i madh gjerman, aeroporti Fraport Grup, ka njoftuar se punëtorëve të interesuar u ofron pagë vjetore midis 25 mijë dhe 30 mijë euro, shkruajnë mediat gjermane.

Punëtorët megjithatë do të duhej të kenë njohuri të gjuhëve gjermane dhe angleze, ku përpos punëtorëve të kualifikuar do të punësojnë edhe punëtorë të pakualifikuar.

Aeroporti i Frankfurtit ka 81 mijë të punësuar, megjithatë ka ende mungesë të fuqisë punëtore.

Përpos pagës deri në 30 mijë euro, punëtorëve u ofrohet edhe banim i lirë që nuk do të kushtojë më shumë se 350 euro në muaj.