Gjendja shëndetësore e aktorit Koco Devole po përkeqësohet, flet i biri: Ai nuk mund te..

1421
0

Djali i aktorit, Genc Devole, tregoi në emisionin “Ftesë në 5” se pavarësisht se babai i tij rezultoi negativ në testin e Covid-19 u shtrua sërish në spital për shkak të rëndimit nga leuçemia.

“Ishte e pamundur të rrinte jashtë spitali. Gjendja u përkeqësua, ai kishte insistuar aq shumë dhe doktoresha tha që doja t’i plotësoja dëshirën edhe pse nuk ishte për të dalë jashtë. Mendoj se ishte rënduar psikologjiksht. Me të flasim çdo ditë, disa herë në ditë. Megjithatë ia plotësuam këtë dëshirë që të dilte për pak kohë, se u përkeqësua. Ishte i pafuqishëm, nuk merrte dot frymë. Donte vazhdimisht oksigjen. Me zor merrte frymë. Nuk ia bënim dot shërbimin në shtëpi.

 “Tamponi ka rezultuar negativ nga Covid. Por atij i është përkeqësuar leuçemia që e ka pasur më përpara. Ajo po e mundon. Tani nuk mund të komunikojmë me të, vetëm presim nga mjekët. Unë jam në një gjendje që nuk di çfarë të them, herë herë qetësohem se mos po përmirësohet, më japin shpresë fjalët e specialitëve. Tani për tani gjendja është stabël, nuk ka as përkeqësim as përmirësim,” tha Devole.