Tërmeti i fundit në Turqi, mbyllen kërkimet për të mbijetuar (Bilanci përfundimtar)

416
0

Janë mbyllur kërkimet e ekipeve të emergjencave për të mbijetuar në Izmir të Turqisë

Tërmeti i ditës së premte ka shkaktuar 116 jete te humbura, 1035 të pla gosur dhe 137 persona po trajtohen në spital.

Izmiri u godit nga një tërmet 6.6 ballë, epiqendra e të cilit ishte në detin Egje. Nga tërmeti u prek edhe ishulli grek i Samoas, ku vdiqën dy adoleshentë.

Kreu i Menaxhimit të Emergjencave, Mehmet Gulluoglu ka thënë se operacionet e kërkim-shpëtimit në 17 ndërtesat e shembura kane përfunduar.

Ditën e djeshme bëri bujë lajmi i shpëtimit të vogëlushes 4 vjeçare Ayla, e cila u shpëtua shëndoshë e mirë pas 91 orësh nën rrënoja. Pak pas saj u nxorr edhe e ëma, fatkeqësisht e pajetë.

Tërmeti i të premtes është shoqëruar edhe nga 1700 paslëkundje, 45 prej të cilave kanë qenë më shumë se 4.0 ballë.