Italia me masa te reja nga dita e neserme, ja cfare duhet te dini

5049
0

Kryeministri italian Giuseppe Conte firmosi një dekret të ri masash që hyjnë në fuqi ditën e enjte, më datë 5 nëntor 2020.

Nën konsultimin e komitetit tekniko-shkencor për pandeminë, i ngritur pranë Këshillit të Ministrave, qeveria italiane ka hartuar masa të reja më shtrënguese për të përballuar e mbajtur nën kontroll Covid-19, i cili gjatë ditëve të fundit ka shënuar shifra preokupuese të përhapjes së tij në të gjithë territorin kombëtar.

Masat e reja parashikojnë ndarjen e vendit në 3 zona sipas niveleve të rrezikut.

1-Zona me nivel të lartë të përhapjes së virusit në mënyrë të pakontrolluar e identifikuar si zona e kuqe ku hyrja e dalja nga ky territor do të jetë e ndaluar për një periudhë të caktuar kohe;

2-Zona me nivele të lartë infektimi, por jo i pakontrollueshëm e konsideruar si zona portokalli me masa kontrolli e lëvzje të popullsisë dhe të aktiviteteve tregtare e prodhuese në varësi të urdhëresave të marra nga autoritetet lokale e dhe për këto rajone do të jetë e ndaluar hyrja e dalja drejt rajoneve të tjera.

3-Zona e tretë apo zona e gjelbër, ku do të aplikohen masa të njëjta në të gjithë territorin kombëtar.

Ndarja e vendit në tre zona të mëdha rreziku pandemie do të bëhet në bazë të 21 treguesve analitikë të përcaktuara nga komiteti tekniko shkencor i ekspertëve për përballimit e emergjencës shëndetësore kobmëtare.

Në masat e reja që hyjnë në fuqi prej datës 5 nëntor, është parashikuar ndalimi i qarkullimi të popullisisë në të gjithë territorin kombëtar prej orës 22 të mbrëmjes deri në ora 5 të mëngjesit. Lëvizja brenda këtij orari do të bëhet vetëm për motive pune , shëndeti ose jetësore, dhe e shoqëruar me fletën  autodeklarimit.

Aktivitetiet e lokaleve, bareve, restorante do të jenë të hapura nga ora 5 e mëngejsit e deri në ora 18 të mbrëmjes dhe do të lejohet maksimumi 4 persona të ulur në tavolinë. 

Muzetë, palestra, impiantet sportive, ekspozitat, qendrat estetike, qendrat termale, sallat e lojërave, bastet sportive do te jenë të mbyllura. Po ashtu janë të ndaluara koncertet, spektaklet, eventet kulturore si në ambiente të hapura dhe në ato të mbyllura, po ashtu dhe eventet publike e private.

Mjetet e transportit publik do të lëvizin me kapacitet makismal 50 % të pasegjerëve.

Mësimi rekomandohet online për nxënësit e ciklit të ulët, të mesëm e të lartë ndërsa do të vazhdojnë të jenë të hapura kopshtet e çerdhet.

Në 24 orët e fundit Italia ka shënuar  353 viktima e gati 29 mijë të infektuar, shifër kjo shumëfish më e lartë se ajo e fazën më akute të pandemisë në muajt mars-prill 2020.