Gazetari përmend emra: Kush e ka radhën pas Dakos

568
0

Gazetari Basir Çollaku shkruan se veç Vangjush Dakos, në listën e DASH-it, janë edhe përfaqësues të tjerë të qeverisë, përfshirë ministra aktual të kabinetit Rama. Sipas tij, orët e lirisë për Dakon janë të numëruara, pasi e pret burgu, duke shtuar se “akullorja nis te shkrije”.

“Nisi me Dakon, akullorja po shkrihet, po kush e ka rradhen. Dako, ‘arresti’ amerikan mberrin ne Durres. Por aferat i ka bere me shef Edin ne Tirane. Kete lajmerimin e DASH per Dakon “non grata” si i perfshire ne pune te medha korrupsioni, ia kishte thene Macroni ne ate telefonaten e gjate. Por Zeri i Amerikes e ben transparencen troç. Rradha me sa duket do te hyje ne qeveri te ministrat dhe ne kryeqeveri. Me kete rast Prokuroria do ta falenderoje Dakon dhe do e siguroje per paprekshmerine. Akullorja nis te shkrije”, shkruan Çollaku.

Dako akuzohet nga DASH për korrupsion në niveletë të larta shtetërore, ndërkohë që di vite më para i është refuzuar edhe viza amerikane. Ish-kryebashkiaku i Durrësit me katër mandate, aktualisht është drejtues politik i Qarkut të Durrësit i PS.