Fundvit i pazakontë për Italinë, qeveria miraton masa shtesë, ja cfare duhet te dini

1843
0

Ky fundvit do të jetë i pazakontë për Italinë. Shifrat e pandemisë që çdo ditë regjistrojnë qindra viktima e mijëra të infektuar nga pandemia globale, kanë detyruar qeverinë Conte 2 të aprovoj një dekret ligj masash shtesë të cilat “blindojnë” festat e fundvitit duke mos lejuar hyrje-daljet në rajonet italiane e asnjë masë lehtësimi per festat italiane si Krishtlindja, Shën Stefani e nata e ndërrimit të viteve.

Ky dekret i ri hyn në fuqi më datë 4 dhjetor e ka një afat kohor 50 ditor. Prej datës 21 dhjetor e deri më 6 janar do të ndalohet lëvizja përmes rajoneve me përjashtim të rasteve për motive pune, jetësore apo shëndetësore.

Në ditët festive 25-26 dhjetor e 1 janar 2021 nuk do të lejohet lëvizja as brenda komunave në të njëjtin rajon si dhe mundësia për të lëvizuar në banesa private jashtë komunës së rezidencës.

Rikonfirmohet ndarja e vendit në tre nivele rrezikshmërie që përputhen me tre zonat; e kuqe për territoret me një nivel shumë të lartë infektimi;  portokalli për zonat me nivel të lartë infektimi dhe e verdhë me nivel infektimi shqetësues nga Covid 19. 

Në rajonet e përfshira nga zona e verdhë ku restorantet janë ende të hapura konfirmohet orari i mbylljes së tyre më 18.00 të mbrëmjes si dhe ndalimi i lëvizjes së qytetarëve prej orës 22.00 deri në ora 6 të mëngjesit.

Drafti i ri ligjor autorizon të gjitha autoritetet drejtuese të rajoneve italiane që prej datës 21 dhjetor e deri më 6 janar 2021 mund të marrin masa shtesë në varësi të nevojave parandaluese që prezanton territori i tyre.

Mbajtja hapur e hoteleve në natën e ndërrimit të viteve apo e bizneseve të shitjes me pakicë është një masë që i takon autoriteteve lokale rajonale.

Dekreti i ri u aprovua në orët e vona të natës së shkuar, pas debateve të shumta mes anëtarëve të qeverisë, përfaqësues të grupimeve të ndryshme politike. 

Gjatë orëve në vijim pritet që guvernatorët e 21 rajoneve italiane të shprehin opinionin institucional  dhe pse mjaft prej tyre kanë shprehur hapur pakënaqësi.

 “Nuk ka një mirëkuptim por një moslogjikë” deklarojnë guvenatori i rajonit të Puglias Michele Emiliarno e ai i Ligurias Giovanni Totti.

“Kush ka prindërit në një komunë tjetër nuk mund as t’i uroj për festat e fundivitit” deklarojnë ata.