Ndalohen udhëtimet në Itali, ja rregullat e reja deri më 7 Janar

5620
0

Italia ka zgjatur shtetrrethimin për orarin 22:00- 05:00 deri më 7 Janar, çka do të pengojë festimet e zakonshme në sheshe netët e Krishtlindjes dhe ndërrimit të viteve. Orari zgjatet deri në 7 të mëngjesit më 31 Dhjetor dhe 1 Janar.

Udhëtimet mes rajoneve do të ndalohen, ndërsa italianët që do t’i kalojnë festat jashtë vendit duhet të izolohen në karantinë kur të kthehen. Masa synon ndalimin e udhëtimeve për ski kryesisht në Zvicër e Austri, pasi resorteve italiane u është vënë kyçi deri në fillim të 2021-shit. Baret, restorantet dhe dyqanet do të qëndrojnë të hapura sipas afatit të shtetrrethimit.