Frika nga termeti i merr jetën të riut në Lushnje! Vrapon të dalë nga shtepia, por…Flasin te afermit: Kishte probleme..

2467
0

Momentet e panikut për shkak të tërmetit të mesnatës në Dushk të Lushnjes, i kanë marrë jetën një 20-vjeçari.

I riu i identifikuar si Daniel Rika ishte trembur në gjumë nga goditje e tërmetit dhe menjëherë ka vrapuar për të dalë nga banesa, por është penguar dhe rrëzuar nëpër shkallë duke humbur jetën.

Të afërm të viktimës Daniel Rika, kanë deklaruar se i riu humbi jetën pasi ka rënë në shtëpi.

Nipi ka qenë i sëmurë. Mesa mora vesh unë është trembur është çuar dhe ka rënë dhe ka vdekur. Nuk e di se si ka rënë. Unë tani erdha në spital sepse isha te shtëpia dhe më thanë që e ka marrë ambulanca dhe e ka prurë. Ka qenë i vdekur kur e kanë sjellë në spital. Ai ishte i sëmurë, ka qenë shtruar”– tha një i afërmi i viktimës.

Nga ana tjetër, një tjetër i afërm theksoi se i riu vuante nga probleme të shëndetit mendor.

I afërmi: Iku me nusen, vajti te shtëpia dhe më tha që kishte vdekur çuni nga tërmeti.

Si nga tërmeti? Ishte në gjumë?

I afërmi: Më duket se po.

Nga çfarë probleme shëndetësore vuante?

I afërmi: Më duket se vuante nga ana mendore. Ka pasur probleme të shëndetit mendor dhe merrte edhe kurime.

Po shtëpia ka pësuar dëme nga tërmeti?

I afërmi: Nuk di gjë.

Juve çfarë e keni familjen e viktimës?

I afërmi: Krushk.