France, nga 9 qershori nuk duhet me tamponi per keto shtete

563
0

Nga 9 qershori, hyrja në Francë do të lejohet për të gjithë qytetarët evropianë të vaksinuar kundër koronavirusit me një prej të autorizuarve nga Ema (Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Janssen). Ministri francez i Transporteve, Jean-Baptiste Djebbari ka specifikuar se nuk do të jetë më e nevojshme të kryhet një test.

Aktualisht dhe deri më 8 qershor, për të hyrë në Francë është e nevojshme të vërtetohet një test molekulare negative e kryer jo më pak se 72 orë para se të kalosh kufirin në aeroport, me hekurudhë ose rrugë. Me legjislacionin e ri në fuqi që nga 9 qershori, shpjegoi nënsekretari i Turizmit, Jean-Baptiste Djebbari, çertifikimi i vaksinimit të plotë do të jetë i mjaftueshëm.

Qeveria ka ndarë vendet e botës në 3 ngjyra të ndryshme. Vaksina do të jetë e mjaftueshme nëse vini nga një vend me ngjyrë jeshile (e gjithë Evropa përveç Britanisë së Madhe, pastaj Australia, Koreja e Jugut dhe Izraeli). Nga ana tjetër, do të nevojitet një test negative PCR (molekulare) më pak se 72 orë nëse mbërrini nga një vend me ngjyrë portokalli edhe nëse vaksinoni: praktikisht të gjitha vendet e tjera të botës, përfshirë Shtetet e Bashkuara, me përjashtim të ato “të kuqe”. Me të kuqe, vendet ku variantet konsiderohen shqetësuese, të tilla si Afrika e Jugut, India ose Brazili. Për ata që vijnë nga këto zona, karantina do të vazhdojë të jetë e detyrueshme.