Flori Mumajesi i ‘zhytur’ në borxhe dhe probleme të mëdha financiare? Reagon Stresi: Nuk do ta harroj kur…

3051
0

Kantautori Flori Mumajesi prej disa ditësh është në qendër të mediave rozë.

Ai është përfolur se ka probleme financiare me bizneset e tij dhe është zhytur në borxhe.

Kjo mendohet se mund të jetë dhe arsyeja pse kantautori është shkëputur nga muzika dhe nuk është aktiv prej disa kohësh në skenë.

Rreth dy orë më parë, një ndër miqtë më të mirë të Florit, reperi Stresi ka publikuar një foto në Instagram ku shfaqen të dy dhe e ka shoqëruar me disa fjalë tepër prekëse.

‘Ishe ti që më dhe buzëqeshje të përhershme. Çelsi i suksesit tani po eci vetë por pa harruar se kush më ndihmojë. Më mungon’, shkruan Stresi.

Nuk dihet nëse kjo është një mbështetje publike për këtë periudhë të vështirë që po kalon Mumajesi, apo Stresi ka shprehur mirënjohjen, pas daljen nga burgu dhe rikthimit në muzikë.

Kujtojmë që bizneset e Flori Mumajesit, sipas dokumenteve në QKB, janë Delivery. Te ‘Proper Pizza Deivery’, vjet në gusht u vendos sekuestro konservative mbi të gjitha aksionet e zotëruara nga shoqëria.

Edhe tek biznesi ‘Proper Pizza Production’ ka ndodhur e njëjta gjë. Në maj të këtij viti është vendosur nga Përmbarimi sekuestro konservative mbi kompaninë, si një palë debitore, raporton Panorama Plus.